Qendra Kopernikus publikon të dhënat

Korriku i 2019 ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke shënuar temperatura rekord në mbarë boten. Sipas shërbimit të ndryshimeve klimaterike Copernikus, vlerat për Europën kanë qenë më të lartat që prej vitit 1981. Kësaj vale të të nxehtit nuk i  ka shpëtuar as Shqipëria.

 “Rritja më e theksuar është në stinën e verës me prej 2 -3 gradë  referuar normave mesatare shumëvjeçare të viteve 1961 – 1990. Vlera e këtij viti është më e lartë sesa norma shumëvjeçare, por nuk janë shënuar rekorde absolute siç ndodhi në kontinentin Europian për shkak të prezencës së valëve të të nxehtit.

Edhe temperaturat e masës ujore në Jon dhe Adriatik në korrik dhe në Gusht kanë pasur një rritje 1 – 2 gradë krahasuar me matjet e bëra në vitet 50 – 70”.

Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që ka sjellë mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

45.9 gradë ishte rekordi kombëtar i regjistruar në Francë këtë Korrik, ndërsa i nxehti përfshiu edhe vendet Iberike, Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Tv Klan