Korrik 2019 ishte muaji më i ngrohtë në të gjithë botën, sipas të dhënave satelitore. Shkencëtarët thonë se ky është sinjali i fundit që Toka po përjeton një ngrohje të paprecedentë.

Gjatë muajit Korrik, në disa vende të Europës u shënuan temperatura rekord. Kryesisht vendet e Europës Qëndrore dhe Perëndimore u përballën me valë të paprecedentë të të nxehtit.

Në raportin global, Korriku i këtij viti ishte edhe më i nxehtë se i njëjti muaj i vitit 2018, edhe pse diferenca është e vogël, 0.04 gradë Celsius.

Edhe muaji Qershor 2019 shënoi rekord botëror, që u konfirmua gjithashtu muaji më i nxehtë nga disa agjenci të ndryshme. /tvklan.al