Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka vënë në pranga 6 punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga janë vënë, Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega, Afrim Çomo, Edmond Nikolla, Fatmir Beqo, pasi akuzohen se në kohë të ndryshme kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit , kundrejt shpërblimit, për persona të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Mësohet se hetimi ka zgjatur disa muaj ndërsa, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjësit e policisë dhe disa persona të tjerë në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.

Në pranga është vënë edhe Besnik Sinani, që dyshohet se siguronte personat që kërkonin të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme kundrejt pagesës.

Tv Klan