Një operacion i koduar “Sekseri” ka vënë në pranga katër persona në Shkodër, të akuzuar për korrupsion në zyrat e Hipotekës.

Johan Zefi 39 vjeç dhe Ndoc Taraj 70 vjeç u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke shkëmbyer para në këmbim të një çertifikate pronësie në ambientet e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Shkodër.

Policia ka ndaluar edhe dy persona të tjerë, në bazë të urdhrave të lëshuara nga Gjykata. Ata janë Mirjan Bletaj 31 vjeç, juristi i Hipotekës në Shkodër, si dhe Sokol Tirana 49 vjeç.

Katër të ndaluarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vazhdojnë ende hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/tvklan.al