Kunata e Kryeministrit Ramush Haradinaj ështe emëruar zv/drejtoreshë e Financave në Telekomin e Kosovës. Djemtë dhe nuset e deputetëve e ministrave të AAK-së, miqtë e deputetëve të PDK-së e familjarë të tjerë të anëtarëve të Nismas janë vetëm disa nga aferat e punësimeve partiake në Telekom, kompani kjo në prag të falimentimit të publikuara ditëve të fundit  në mediat në Kosovë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme më serioze me të cilat përballet Kosova.

“Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi hequr dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që është edhe kryetar i PDK-së ka thënë se politika ka humbur besimin e qytetarëve.

“Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit”.

Ramush Haradinaj:

Përmes një partneri implementues britanik na ka ndihmuar në kthimin e besimit, por edhe rekrutimit duke ndalur nepotizmin. Duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballemi”.

Ditë më parë ambasadat britanike amerikane dhe ajo gjermane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë.

Tv Klan