Korrupsioni me tenderat e ushqimeve në burgje ka vënë përballë për herë të parë ish-drejtorin e këtij institucioni Artur Zoto dhe zëvendësin e tij Iljaz Labi. Në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Zotos, ka dëshmuar ish-numri dy i Burgjeve. Sipas Labit, ai ka takuar në zyrë Artur Zoton dhe ky i fundit i ka thënë që duhet të takonte një biznesmen të cilit do t’i merrte 2 milion lekë të reja.

“Më ka thirrur në zyrë Artur Zoto, i cili më ka thënë se duhet të takoja biznesmenin Artur Kalaja dhe t’i merrja 2 milion lekë të reja, pasi do të merrte tenderin e vezëve dhe bulmetit. E takova në një lokal në ish-bllok ku i mora paratë ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”.

Por ish-numri dy i Burgjeve sqaron në dëshminë e tij se nuk e përjshton veten e tij nga përgjegjësia, pasi edhe ai do të merrte pjesën e tij.

“E bëra këtë punë, pasi edhe unë do të merrja pjesën time të parave. Kemi 20 vite që punojmë për këtë shtet dhe duhet të mbajmë përgjegjësinë dhe të pranojmë disa gjëra”.

Iljaz Labi në këtë proces ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mbi dëshminë e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi Artu Zoton i cili akzuohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Tv Klan