Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka komentuar edhe sot rastin e korrupsionit tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ministrja tha se  të gjithë ata që kanë marrë pjesë në rastin e korrupsionit janë në burg.

Më tej u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë raste të tilla që korrupsioni të çrrënjoset nga sistemi shëndetësor.

Do doja që para së të përgjigjesha pyetjes tuaj, kam diçka në lidhje me rastin e denoncuar në “Stop” Së pari dua që të përsëris falënderimin tim për gazetarët dhe vajzën e së ndjerës. Dua të bëj një thirrje për qytetarët, denonconi, denonconi. Jetojmë në një vend që në historinë 30-vjeçare ka pasur shembuj të pandëshkueshmërisë, por sot që flasim zonja dhe bashkëpunëtorët e saj janë në burg. Por nëse duam ta çrrënjosim korrupsionin, duhet të bashkëpunojmë të gjithë”, tha Rama.

Më tej për sa i përket pjesës së mungesës së ushqimit në spital dhe dërgimit të ushqimit nga familjarët, që dilte në pah nga investigimi i “Stop”, ministrja tha se është vendosur nga mjekët që të lejohet kjo gjë, por vetë spitali ka ushqim të garantuar për të gjithë.

Të gjitha spitalet tona ofrojnë ushqimin në bazë të kontratave. Për sa i përket spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka qenë një vendim i drejtorive të spitalit për të pasur një kanal për ushqimin nga familjarët dhe për ndërresat. Është vendosur nga vetë mjekët, duke marrë parasysh dhe kushtet e pandemisë që familjarët të dërgojnë spitale të jetë si një kujdes për të sëmurët nga familjarët e tyre”, u shpreh ministrja./tvklan.al