Pagoi gjyqtarin 30 mijë Euro, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

Pagoi gjyqtarin 30 mijë Euro, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

11:25 10/08/2019

Shkëlqim Miri është dënuar nga gjykata me 2 vite burg për korrupsion

Gentian Doda i arrestuar në Angli me dyshimin se ka korruptuar gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 mije Euro është ekstraduar drejt vendit tonë. 

Në sajë të hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se në këmbim të ryshfetit, gjyqtari Miri, në vitin 2016 ka ndryshuar veprën penale për Dodën, duke i ulur atij   dënimin me 20 vite burg për një vrasje të dyfishte në vitin 1997 në Burrel.  Pas këtij vendimi, në 7 Korrik 2017-tës, Doda fitoi lirinë, duke dalë nga burgu.

Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë në Nëntor të 2017-tës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .  Gjata asaj kohe në pranga u vu edhe gjyqtari Shkëlqim Miri me akuzën e korrupsionit.

Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria. Një vit më vonë ai u dënua  me 2 vjet e 6 muaj burg  nga Shkalla e Parë  me akuzën e korrupsionit, por pas apelimit përfitoi ulje të dënimit duke fituar më pas  lirinë. 

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi