Zemaj: Kontigjenti i parë do të mbërrijë shumë shpejt

Gjatë këtij muaji pritet që në Kosove të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX.

Kështu së paku ka premtuar Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë.

Në prezantimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit”, ministri në detyrë Armend Zemaj tha se vaksinat e para do të arrijnë shumë shpejt pa specifikuar datën.

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë arritur vaksinat, ndonëse ishte premtuar se kontigjenti i parë i vaksinave do të arrijë në muajin Shkurt. Ndërsa bisedimet për sigurimin e vaksinave janë duke vazhduar me Pfizer dhe AstraZeneca.

Tv Klan