Pas dështimit për t’u anëtarësuar në organizatën e Interpol Nëntorin e kaluar, Kosova aplikuar sërish. Në rivotimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol-it e cila u mbajt në Dubai, Kosova mori 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Por kjo nuk ndaloi Kosovën që të tërhiqet nga kërkesa për t’u pranuar në INTERPOL.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa i kanë dërguar një letër Sekretarit të Interpol, për të aplikuar sërish për anëtarësim, raporton klankosova. Kjo është hera e tretë radhazi që Kosova aplikon për t’u anëtarësuar në Interpol. Qeveria kosovare ka alokuar një buxhet të veçantë për të lobuar lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

/tvklan.al