1077 pacientë të konfirmuar me Covid, 944 me oksigjen

Ka arritur në 1165 numri i pacientëve të shtruar në klinikat Covid-19 dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës thuhet se janë 1077 persona të konfirmuar me Covid. 63 prej tyre janë në kujdes intensiv mjekësor dhe 944 me oksigjeno-terapi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtruar 403 pacientë 11 prej tyre fëmijë që po trajtohen në klinikën e Pediatrisë. Në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 762 pacientë prej tyre 621 me oksigjeno-terapi.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar masat e reja anti-Covid.

Sipas vendimit të marrë në mbledhje të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar të paraqesin në kufi dëshminë e vaksinimit ose testin PCR të 72 orëve të fundit në të kundërtën do të izolohen për një javë.

Viti i ri shkollor do të nis më 13 Shtator ndërsa gastronomia do të funksionojë vetëm në mjedise të hapura deri në orën 21:30. Nuk është përjashtuar ashpërsim i masave të tjera në rast se situate përkeqësohet.

Tv Klan