Kosova barazoi 1-1 në shtëpi me Bullgarinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kosovarët merituan më shumë, pasi zhvilluan një ndeshje gati perfekte. Ekipi i Shallande shpenzoi shumë energji, krijoi volum loje dhe raste, por mungoi finalizimi i suksesshëm.

Kosova gjeti forcën të barazonte në fillimin e pjesës së dytë me Arbër Zenelin, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm që elektrizoi stadiumin.

“Kam një ndjenjë të dyfishtë. E para jam i zhgënjyer me rezultatin dhe e dyta, pashë një skuadër në pjesën e dytë që luftoi fort, tregoi futboll të mirë përballë një ekipi që mbrohej fort. Nuk ishte e lehtë. U përpoqëm, kishim disa mundësi shënimi, por nuk ishim efikase”.

Ndërsa trajneri i bullgarëve doli i zhgënjyer nga takimi.

“Jam shumë i lumtur me dëshirën që kemi shfaqur, sidomos në pjesën e parë. Secili gol, secila pikë është e rëndësishme. Ne kemi 2 pikë, në dy ndeshje të luajtura. Kishte shumë gjëra në këtë skuadër, por nuk është koha të futemi në detaje. Ne duhet të përmirësohemi në gjërat bazë të futbollit”.

Kosova renditet e treta në grupin A, pas Anglisë me pikë të plota dhe Bullgarisë që ka një pikë më shumë, por po ashtu dhe një ndeshje më shumë.

Tv Klan