Kosova është pranuar si anëtare e FIFA -s, në Kongresin e mbajtur në Meksikë.

141 vota pro dhe 23 kundër ishte rezultati përfundimtar duke e nxjerrë nga izolimi shumë vjeçar.

Një fitore e futbollit kosovar, që tani ka të drejtë të përfaqësohet në aktivitetet ndërkombëtare me simbolet e shtetit më të ri në Europë.

Fadil Vokrri – President i FFK-së: 

“Jam i emocionuar për këtë vendim, pasi e kemi pritur gjatë. Do të përpiqemi të ruajmë vlerat e futbollit”.

Kosova tani mund të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Mendohet që përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki të bëhet pjesë e Grupit I, ku ndodhen Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Kjo do të vendoset nga UEFA, anëtare e së cilës, Kosova u bë më 3 Maj.

Në Kongresin e zhvilluar në Meksikë u pranua edhe Gjibraltari.

Endrit Sauku/Tv Klan