Ministri Zemaj: Do të pranojmë vetëm doza të kompanive të miratuara nga OBSH

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave anticovid nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes së numrit të rasteve me Covid 19.

Ai ka thënë se do të marrë parasysh vlerësimet e ekspertëve në takimin e komitetit për situatën me Covid 19 që u mbajt gjatë së enjtes.

“Do të ketë vlerësim të masave për të parandaluar infeksionin bazuar gjithmonë në situatën edhe të shteteve evropiane dhe nëse ka rrezikshmëri masat do të shkojnë më rigoroze që do të ketë edhe kufizim të lëvizjes.”

Sipas tij i vetmi parandalim është vaksinimi i popullatës por thotë se nuk do të marrin vaksina nga Rusia e Serbia.

“Vaksina është mundësia e parandalimit të virusit dhe përkundër presionit të qytetarëve për vaksinim e kemi bërë të qartë se nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë dhe as nga Rusia. Kosova do të marrë vetëm vaksinat e miratuara nga OBSH-ja.”

Aktualisht në Kosovë janë rreth 9000 raste aktive me Covid 19, ndërsa numri i të prekurve brenda 24 orëve është rreth 600, rritje kjo e dukshme krahasuar me javët e kaluara.

Klan News