Pacolli ia kërkon edhe Shqipërisë

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel që do të mbahet më 10 Dhjetor në Stokholm.

Lajmin e konfirmoi Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili sqaroi se refuzimi i shtetit të Kosovës në këtë ceremoni ka të bëjë me dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.

Pacolli ka kërkuar gjithashtu që edhe Ambasadori i Shqipërisë të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoni.

Ndarja e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke shkaktoi jo pak zemërim dhe polemika jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, pasi Handke njihet si një ndër mbështetësit e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Ndërkaq Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.

Tv Klan