Ndërmjetësi i BE-së Lajcak bind të dy palët për vijimin e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Lajçak ka konfirmuar se takimi i kryenegociatorëve Petro Petkoviç dhe Besnik Bislimi do të zhvillohet në Bruksel në fillim të Shtatorit. Këto takime parapërgatisin takimet në nivel të lartë mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Petar Petković, deklaroi se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Bashkimit të Komunave Serbe si pjesë thelbësore e Marrëveshjes së Brukselit si dhe zbatimin e plotë të pjesës për drejtësinë.

Petkoviç tha se pala serbe ka treguar se është për dialog, por që ka vija të kuqe, sepse, sipas tij askush nuk mund poshtërojë popullin serb dhe të shkelë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Takimi i fundit në nivelin më të lartë mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u mbajt në Bruksel më 19 Korrik.

Klan News