Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel për të vijuar dialogun pas një pauzë të gjatë.

Mësohet se delegacioni i Kosovës do të jetë i udhëhequr nga zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa ai i palës serbe nga Petar Petkoviqin.

Ky takim mësohet të ketë një natyre teknike dhe jo politike dhe do të zhvillohet me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë një ditë më parë delegacionet kanë pasur takime me Lajçak dhe pritet që sot të ketë anvancim të temave në dialog.

Takimi i sotëm vjen disa ditë pas takimit të parë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që ishte zyrtarisht rinisja e dialogut.

Kurti është kritikuar në Kosovës për takimin e tij me Vuçiç dhe opozita ka kërkuar më shumë transparëncë për ato që diskutohen në Bruksel./tvklan.al