Borrell: Palët të angazhohen me frymë pragmatiste dhe kompromisi

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë sot një video-konferencë në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Video-konferenca mes Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiçit i jep start negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ndërmjetësohet nga shefi për politikën e jashtme të unionit Josep Borrell.

Në një deklaratë para video-konferencës, Borrell inkurajoi palët që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje nën frymën e pragmatizmit dhe kompromisit.

Të premten, dy liderët zhvilluan të parin takim virtual pas dy vitesh, me ndërmjetësimin e presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Hoti e Vuçiç do të takohen ballë përballë më 16 Korrik në Bruksel.

Tv Klan