Burimet diplomatike bëjnë me dije se janë zhvilluar disa takime midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Misionit Vëzhgues Diplomatik të Kosovës. Këto takime janë zhvilluar në kuadrin e realizimit të  marrëveshjes Hollbruk – Millosheviç për të arritur në një tjetër marrëveshje që parashikon patrullimin nga policia serbe rrugët e Kosovës dhe shndërrimin e UÇK-së së Kosovës në një polici lokale brenda me institucionet demokratike dhe zgjedhje të lira. Në këtë takim ka qënë i pranishëm dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së Adem Demaci. Marrëveshja lejon gjithashtu dhe nje patrullim një herë në javë të policisë serbe në rrugët e Kosovës. Në rast se ndodh ndonjë sulm tjetër në Kosovë, SHBA do të nisë paralajmërimet për Millosheviç.

Pamje ushtarë UÇK, pamje avionë të NATOs, autokolona e ushtrisë serbe./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori