Qytetarët e Kosovës protestojnë kundër pushtimit rus

40 ushtarë ukrainas shërbejnë në Kosovë në kuadër të  KFOR-it. Kosova ka paralajmëruar se do të strehojë familjarët e tyre. Qeveria brenda kësaj jave do të marrë vendim për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas.

Në përkrahje të popullit ukrainas, shoqëria civile, ambasador të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë dhe qytetarë kanë protestuar në Prishtinë.

Presidentja  Vjosa Osmani është shprehur e bindur se drejtësia dhe demokracia do të triumfojnë. Kosova gjithashtu i ka kërkuar KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për Rusinë.

Tv Klan