Gjatë këtij viti qeveria Kurti do të dorëzojë kërkesën formale në Bruksel

Nuk është hera e parë që nga autoritetet e Kosovës paralajmërohet aplikimi për anëtarësim në BE, por Kosova nuk e ka hedhur deri më tani këtë hap.

Vonesa justifikohet me faktin se Kosova nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së se procesi i zgjerimit, në secilin hap, është proces ku vendimet merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Autoritetet ne Bruksel presin zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016.

Zakonisht kërkesa për anëtarësim nga ndonjë shtet që synon integrimin në BE i dorëzohet shtetit që ka kryesimin e radhës të BE-së. Nëse Kosova do ta bëjë këtë gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, atëherë ose duhet t’ia dorëzojë Francës deri në fund të muajit Qershor, ose Çekisë, e cila e merr kryesimin e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti. Edhe ish-kryeministri Berisha e paraqiti kërkesën për statusin kandidat për Shqipërinë gjatë presidencës çeke më 28 Prill 2009.

Klan News