Hoti merr aprovimin e kryetarëve të komunave

Situata kritike e pandemisë mund ta çojë Kosovën drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por vendimi do të merret të dielën. Ishte kryeministri Avdullah Hoti që paralajmëroi një gjë të tillë mbrëmë vonë, pas takimit te komitetit për vlerësimin e situatës së koronavirusit. Sot në mëngjes ndërkohë ai u takua me krerët e komunave të Kosovës për një koordinim efikas me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.

Alarmante është situata në spitale, të cilët nuk kanë kapacitete për të përballuar një fluks të mundshëm pacientesh, shqetësim i cili është shprehur herët nga autoritet shëndetësore atje. Në 24 orët e fundit 3 persona humbën jetën dhe 205 të tjerë rezultuar pozitive me Covid-19.

Tv Klan