Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në një vizitë zyrtare në Panama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit kosovar bëri të ditur se do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe Latine, për të vijuar me axhendën bilaterale dhe atë të njohjes.

“Kosova është e bekuar që ka miq në çdo cep të botës”,

shkruajti Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa në një tjetër postim, pas takimit me kryeipeshkvin e Panamasë, Monsinjor Jose Domingo Ulloa Mendieta, Presidenti Thaçi shkruajti:

“E falënderova për meshën përkujtimore që do të mbajë së bashku me ambasadën tonë në Panama, kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës. Më la përshtypje njohuria që zotëronte përkitazi me tolerancën tonë dhe projektet e dialogut ndërfetar, si dhe interesimi i tij madh për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

/tvklan.al