Kosova e ekspozuar ndaj influencës ruse e kineze


Kosova e ekspozuar ndaj influencës ruse e kineze

18:20 27/11/2023

Studimi i financuar nga BE: Situata e brishtë, synohet nxitja e luftës

Lajmet e rreme të influencuara nga Rusia dhe Kina po ndikojnë në jetën e qytetarëve, ndërsa synojnë të nxisin një luftë brenda Kosovës.

Në raportin e dezinformimit të prezantuar nga BIRN e financuar nga Bashkimi Evropian thuhet se narrativat ruse synojnë që të ndikojnë negativisht në raportet multietnike në Kosovë.

Kreshnik Gashi duke u bazuar në raport situatën në Kosovë e ka cilësuar të brishtë dhe sipas tij nuk ka kapacitete të luftojë lajmet e rremeve të influencuara nga Rusia dhe Kina.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë tha se rreziku i dezinformatave është bërë më i qartë pas luftës në Ukrainë e sipas tij raporti tregon se ka pasur një ndikim i cili prek integrimin e Kosovës në BE.

Deziformatat, lajmet e rreme dhe propaganda kanë qenë të pranishme gjatë historisë në tërë botën, por rreziku është bërë më i qartë pas luftës në Ukrainë. Raporti tregon se kemi pasur një ndikim i cili prek integrimin e Kosovës në BE-së, duke nxitur qytetarët kundër një procesi të tillë kur e dijmë që qytetarët në Kosovë, mbi 95% të tyre janë pro integrimit të Kosovës në BE. Në këtë raport mund të shihni se ndikimi ka efekte në çdo pore të jetës si në shëndetësi e arsim. Siç rekomandohet nga raporti, duhet të themelohet një strategji dhe një në bashkëpunim në mes qeverisë, shoqërisë civile e mediave.

Në këtë diskutim u vlerësua gjithashtu se dezinformatat shpërndahen edhe në mungesë të profesionalizimit në disa media. Pas agresionit rus në Ukrainë, Komisioni i Pavarur për Media kishte marrë vendim për ndalimin dhe ritransmetimin e dy kanaleve ruse në Kosovë.

Klan News









Të ngjashme