Kosova regjistron shifrat më të larta të vdekjeve në botë në raport me numrin e popullsisë. Sipas raportit nga Universiteti John Hopkins Kosova ka shënuar mesatarisht 54.2 të vdekur për 1 milionë banorë përgjatë çdo dite. Kosova qëndron në krye të listës duke lënë pas edhe vendet e Amerikës Latine, si Kolumbia, Bolivia dhe Peruja. Ne Kosove ka disa ditë që numri i rasteve të reja është shumë i lartë dhe po kështu edhe i jetëve të humbura.

Masat e marra nga qeveria e Kosovës kanë qenë të pamjaftueshme në përballimin e numrit në rritje të të infektuarve dhe mbulesa vaksinale është shume e ulët. Kjo ka ndikuar direkt në numrin e lartë të të infektuarve dhe veçanërisht numrit rekord të vdekjeve. Vetëm të shtunë humbën jetën 18 vetë dhe numri i të infektuarve arriti në shifrën 1891. Numuri i të shtruarve në spitale aktualisht është rreth 770 persona prej të cilëve 621 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Për shkak të rritjes alarmante të të prekurve me Covid dhe numrit të madh të vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundje se fundmi qeveria e Kosovës u detyrua të miratojë ashpërsimin e masave të reja.

Sipas vendimit të marrë të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të detyruar të paraqesin në kufi dëshminë e vaksinimit ose testin PCR të 72 orëve të fundit në të kundërtën do të izolohen për një javë ne karantine. 

Viti i ri shkollor do të nis më 13 Shtator, ndërsa restorantet do të funksionojnë vetëm ne mjediset e tyre te hapura deri në orën 21.30. Por edhe pas këtyre nuk është përjashtuar ashpërsim i masave të tjera në rast se situate përkeqësohet.

Klan News