Kosova bëri një ndeshje të shkëlqyer në transfertë ndaj Maltës, ku fitoi thellë 0-5. Takimi nisi që në fillim bindshëm për kombëtaren tjetër të shqiptarëve.

Muriqi shënoi që në minutën e 15, pas një rrëmbimi të topit nga Rashica. Por në pjesën e dytë u pa shpërthimi i kosovarëve. Që prej minutës së 70 u realizuan 4 gola me Kolollin, Avdiaj dy të tjerë ndërsa goli i 5 u realizua nga Rashica.

Me këtë fitore, Kosova mban vendin e parë në grup, me 11 pikë. Në ndeshjen e fundit në grup Kosovës do t’i mjaftojë një barazim për të siguruar këtë pozicion.

Tv Klan