Kosova ende nuk ka datë të saktë se kur do të arrijnë vaksinat e para antiCovid në vend

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pa dhënë detaje ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale për sigurimin e vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka miratuar planin për vaksinimin e popullatës, Zemaj tha se”angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës anticovid dhe vaksinimin e popullatës. Puna jonë është transparente dhe e pandalshme.”

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tashmë ka të gatshme strategjinë e vaksinimit.

 “Jemi gati me strategjinë e vaksinimit. Duke pasur parasysh rastet me variantin e ri, jemi duke hulumtuar dhe do të bëjmë hulumtimin e rasteve të variantit të ri,” tha Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së

Megjithatë në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe vlerësimin e pandemisë u tha se situata me pandeminë në Kosovë është nën kontroll.

Brenda 2 javësh kanë vdekur 49 pacientë me Covid 19 dhe sipas ministrit ka një ulje të vdekjeve për 1.16%. Në  dy javët e fundit janë infektuar 4122 persona. U tha se duhet respektuar në mënyrë rigoroze masat që janë në fuqi.

Aktualisht në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 500 pacientë me Covid 19 ku 7 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa 21 janë në respiratorë.

Klan News