Krerët e shtetit bëhen bashkë në ceremonitë zyrtare

Ishin në të njëjtën parti, ndërsa tani rivalë politikë. Ndonëse me përshëndetje të ftohtë 13-vjetori i pavarësisë bëri bashkë qysh në mëngjes presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin në ngritjen e flamurit të shtetit të Kosovës nga garda e FSK-së. Të dy janë bërë bashkë edhe në manifestimin qendror që u mbajt në kazermën Adem Jashari.

“Na takon të gjithëve që çdo ditë ta bëjmë të pamundurën ta ndërtojmë një platformë që synon këndelljen e vendit”, tha Osmani.

“Pavarësia është ëndërr e realizuar, mbetet shumë punë për aspiratën për integrim”, tha Hoti.

Krerët institucional dhe partiak gjatë ditës ndaras kanë vizituar varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan e Recak.

Ndërsa në rrugët e kryeqytetit qytetarët kanë festuar spontanisht. Monumenti i NeëBorn që simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës edhe në këtë përvjetor ka ndryshuar pamje, ndërsa motoja është “e sollëm paqen bashkë”.

Në 13-vjetorin e pavarësisë Kosovën e kanë uruar personalitete të larta botërore si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Tv Klan