Për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin e Durrësit u festua edhe në fushë, ku luajt një ndeshje miqësore midis veteranëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Sfida vëllazërore, e treta për këtë vit u zhvillua në kompleksin “Olympic Park” në Durrës dhe u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Nga pika e bardhë e 11 metërshit u treguan më të saktë futbollistët e Kosovës, duke fituar me rezultatin 11-10.

28 Nëntori, dita kur u ngrit flamuri shqiptar në Vlorë dhe Shqipëria u shpall e pavarur, u përkujtua me emocione dhe futboll të bukur nga futbollistët veteranë, që krijuan momente speciale në fushë.

Presidenti FSHF–së Armando Duka dhe ai i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzuan përfaqësueses së Kosovës trofeun e quajtur “Kupa 28 Nëntori”.

Klan News