Mjekët kundër Hotit: Sëmundjet e tjera po vrasin me shumë se Covid

Ky objekt i nisur për Klinikën Emergjente në QKUK do të destinohet për trajtimin e rasteve me Covid-19. Në kuadër të përgatitjeve për valën e dytë eventuale të pandemisë Kryeministri Hoti ka kërkuar që objekti të jetë gati në vjeshtë.

“Besoj që jemi në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë, objekti duhet të bëhet gati në vjeshtë, të nisë vaksinimi i rregullt që të kemi mbrojtje për grupe të rrezikuara”.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Drejtorit të Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se vdekshmëria e pacientëve me sëmundje akute dhe trauma është me lartë sesa me Covid-19.

Klinika Emergjente duhet të emërtohet për sëmundje akute dhe trauma, si dhe me Covid”.

“Ky është një destinim i përkohshëm i ndërtesës së Klinikës Emergjente, sepse në kohën më të mirë klinika do t’i kthehet destinimit fillestar që është si klinikë emergjente”.

Në dy javët e fundit në Kosovë ka rënie deri në 44%  të numrit të të prekurve me koronavirus. Janë mbi 1800 raste aktive.

Tv Klan