Kosova humb pas 15 ndeshjesh

Kosova humb pas 15 ndeshjesh

15:01 11/09/2019

Challandes: Të paktën fituam në pjesën e dytë

Kosova pësoi humbjen e parë pas 15 ndeshjesh me rezultate pozitivë, por jo pa luftuar. Dardanët u mundën 5 – 3 nga Anglia të martën të Sauthampton, ku pjesa e parë ishte për tu harruar. Megjithatë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes veçon edhe aspekte pozitive nga kjo sfidë, ku nuk munguan edhe batutat gjatë konferencës për shtyp.

“Menduam që në fillim t’i bënim presion Anglisë menjëherë për ta surprizuar dhe bëmë gol, por më pas Anglia luajti shumë mirë. Pastaj në pjesën e dytë ishte e mirë për ne, nëse do të bëjmë një shaka britanike, ne fituam 2 – 0 dhe cila skuadër ka fituar në pjesën e dytë ndaj Anglisë me këtë rezultat?”

Kosova duhet të luajë edhe ndeshjen e kthimit me Anglinë dhe Bernard Challandes kërkon të mbështet te forca e ekipit në shtëpi.

“Do të shikojmë nga sulmi në ndeshjen e kthimit në Nëntor, ku na kthehen disa lojtarë të dëmtuar. Mund të them që nuk është e lehtë për kundërshtarin që të luajë në Prishtinë. Megjithatë për mua më e rëndësishme është ndeshja e radhës me Malin e Zi.”

Kosova që renditen në vendin e tretë me 8 pikë ka ende shpresë që të kualifikohet në finalet e Euro 2020 dhe në rast të kundërt do ta tentojë nga finalet e Ligës së Kombeve si një nga ekipet e Divizionit D.

Tv Klan

Të ngjashme