Kombëtarja e Kosovës ka humbur mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë me Rezultatin 2 me 1. Dardanët nuk kanë pasur fat, pasi vendasit e Sllovenisë arritën që të fitonin një penallti të dyshimtë në minutën e 94-t, e cila u dha dhe fitoren.

Të parët që kaluan në avantazhi ishin kosovarët , me anë të Vedat Muriqit, por barazimi erdhi shumë shpejt.

Vetëm 5 minuta zgjati festa për Dardanët, pasi sllovakët shënuan me Kurtic. Loja ishte në baraspeshë deri në minutën e fundit të shtesës, ku arbitri akordoi një penallti.  

Nga pika e bardhë Iliçiç nuk gaboi dhe i tha fitoren skuadrës së tij. Kosova tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 2 pikë dhe rrezikon që të kalojë në Ligën D, pasi me Modavinë e vendit të fundit e ndanë vetëm 1 pikë./tvklan.al