Challandes: Qëllimi, të mësonim nga këto kualifikuese

Kosova e mbylli me humbje fushatën kualifikuese të Europianit. Anglia triumfoi me rezultatin 4-0 në Prishtinë. Për trajnerin e “Dardanëve”, Bernard Challandes, këto ndeshje e bënë punën e tyre, që skuadra të rritet.

“Në fundin e ndeshjes bëmë disa gabime që nuk mund t’i bësh me një kundërshtar si Anglia. Por edhe disa lojtarë ishin të lodhur në fundin e takimit. Ne i nisëm këto kualifikuese me një qëllim, të mësojmë, të ecim përpara”, tha ai.

Lojtarët e Anglisë u pritën me brohoritje në stadiumin “Fadil Vokrri”, një shenjë falenderimi për atë që ka bërë ky vend për Kosovën për krijimin e shtetit. Trajneri Gareth Southgate mbeti i befasuar.

“Nuk e prisnim një pritje të tillë. Ishte një eksperiencë speciale. Mendoj se kjo ndeshje ishte më shumë se futboll për Kosovën”, tha Southgate.

Anglia e mbylli si e para në grup, ndërsa Kosova duhet të kërkojë Euro 2020 nga Liga e Kombeve. Ndeshjet finale për Divizionin D do të luhen në muajin Mars.

Tv Klan