Debati i hapur për emërtimin e skuadrës dardane

Ndeshja e zhvilluar në Spanjë ndërmjet Kosovës dhe Spanjës ka zgjuar reagime të shumta pasi që mediat atje e kanë quajtur vazhdimisht përfaqësuese të Kosovës e jo kombëtare. Megjithatë edhe në Kosovë, jo të gjithë e quajnë kombëtarja e Kosovës, por përfaqësuesja, duke aluduar se është vetëm një kombëtare e ajo është e Shqipërisë.

Madje edhe tifozët janë të ndarë, plisat në njërën anë të cilën përkrahin idenë që ka vetëm një kombëtare atë të Shqipërisë ndërsa Dardanët e përkrahin faktin që edhe Kosova ka kombëtaren e saj të futbollit. Një hulmumtin për këtë e ka bërë Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të një prezantimi në një konferencë ndërkombëtare që si temë ka pas Kombin dhe Kombësinë në shekullin 21.

Mbi 70% e të pyeturve u përgjigjën se ekipi i futbollit të Kosovës  duhet të quhet kombëtare ndërsa pjesa tjetër përfaqësuese.

“Pse përfaqësuesja ka qenë më e pranueshme te kosovarët mendoj që janë dy pika kryesore 1, ndikimi i serbëve, fqinjëve tanë, meqë personat mbi 50 % janë përgjigj… Kurse të tjerët ishin që të quhet kombëtare siç është edhe zyrtarisht”.

Kjo temë sipas Hamitit ka vënë në pah se ajo pjesë e kosovarëve që e përkrahin bashkimin kombëtar nuk duan që Kosova të cilësohet si komb.

“Befasi në këtë hulumtim ka qenë se perceptimi që cilësori kosovar të cilëson më pak shqiptar ka dalë që është e gabuar, edhe pse je kosovar ti je shqiptar, nuk je më pak shqiptar pse je kosovar”.

Profesori i gjuhës shqipe Rrahman Pacarizi vlerëson se ky debat është ekzagjeruar për arsye jashtësportive dhe jashtëgjuhësore.

“Ka një traditë të përdorimit të këtyre termave. Në Shqipëri ekipi kombëtar i futbollit, volejbollit në kohën e komunizmit janë quajtur përfaqësuese, në Jugosllavi për tiu shmangur termit komb janë quajtur përfaqësuese, mirëpo në pjesën tjetër të botës janë quajtur ekipe kombëtare. Ka disa terma që mund të përdoren pa e politizuar këtë çështje. në garat ndërkombëtare marrin pjesë ekipet kombëtare”.

Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA në maj të vitit 2016, pas shumë përpjekjeve për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Tv Klan