Hyseni takon Matthew Palmer

Kosova kërkon praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut me Serbinë që ka nisur të zhvillohet në Bruksel. Kërkesa i është bërë zëvendës-ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer nga koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, gjatë takimit që ata patën në Uashington.

“Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli i SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendsueshëm, me përulësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, bëri të ditur Hyseni pas këtij takimi.

Hyseni po qëndron në Uashington ku ka takuar edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë amerikan për t’u konsultuar për vijimin e dialogut me Serbinë.

Tv Klan