Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova drejt normalizimit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është gjithnjë e më e mirë thuhet në raportin që paraqitën në mbledhjen e djeshme të Këshillit Tranzitorë, komandati i KFOR-it Rajnar dhe shefi i policisë së UMNIK-ut, Frederikson. Administratori i OKB-së, Bernard Kushner, që kryesoi mbledhjen e mbajtur me dyer të mbyllura ka bërë të ditur se është biseduar edhe për zgjerimin e këshillit tranzitor të Kosovës. Nga burime të ndryshme është marrë vesh se Kushner ka ftuar që të hyjnë në këshillin tranzitor partitë parlamentre të Bajram Kosumit, partinë e Mark Krasniqit, partinë liberale të Gjergj Dedaj si dhe disa subjekte të tjera. Këshilli traznzitor do të ketë rreth 40 anëtarë dhe do të funksonojë si një trup këshilldhënës pranë UMNIK-ut.

Skretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt, ka denuar mungesën e vullnetit ndërkombëtar për dhënien e fondeve të premtuara në ndihmë të Kosovës. Për mungesë parashë misioni i OKB-së, në Kosovë nuk është në gjendje të restaurojë rrjetin elektrikë, të sigurojë rendin publikë, të organizojë zgjedhjet ose të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike ka thënë Ollbrajt. Gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan dhe Medlin Ollbrajt, SHBA u angazhua të japi 10 milionë dollarë të tjeradhe të dërgojë 100 policë në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori