Kosova kujton ditën e Presidentit




Kosova kujton ditën e Presidentit

15:59 24/05/2021

Ish-krerët e shtetit vlerësojnë kontributin e Rugovës

Kryetarja e Shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe paraardhësit e saj në këtë detyrë Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga kanë kremtuar ditën e presidentit duke kujtuar rolin historik që ka luajtur  Ibrahim Rugova si nismëtar i proceseve demokratike dhe i ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës.

Ata kanë vlerësuar lart kontributin e tij që sipas tyre ka udhëhequr vendin në periudhën më të rëndë.

“Rugova është ikonë e pamposhtur e të gjitha kohëve, edhe kjo ditë tregon mundin se si Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”.

“Rugova e udhëhoqi vendin në periudhën më të rëndë, kur edhe rrezikohej shfarosja e popullit”.

“Presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe këtë demokraci ja vlen gjithmonë ta rikujtojmë”.

Zgjedhjet e para ishin mbajtur në Kosovë me 24 Maj të vitit 1992, që shënuan themelimin e institucioneve të para të Kosovës në kohën e okupimit serb ndërsa Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës që e mbajti këtë post nderi në vitin 2006 kur edhe vdiq nga kanceri.

Pos ish-Presidentit Rugova, edhe ish presidenti Hashim Thaçi nuk ishte në mesin e ish presidentëve të cilët bashkë sot kremtuan ditën e presidentit. Ai në Nëntor të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqje pasi po ballafaqohet me akuzat e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

Tv Klan





Të ngjashme