Kosova bëri historinë duke u kualifikuar në finalet e Ligës D në Ligën e Kombeve dhe tani ka një shans për të shkuar në Euro 2020. Fitorja 4 – 0 me Azerbajxhanin në Prishtinë e vendosi në krye të grupit. Përballë në muajin Mars do të ketë Maqedoninë në fazën gjysmëfinale.

“Qëkur pashë grupin thashë që është e mundur që të renditeshim të parët edhe pse nuk ishte e lehtë. Jemi në gjysmëfinale, nuk do të jetë e lehtë ndaj Maqedonisë, por është e mundur të kalojmë me tej”, tha Bernard Challandes.

Për kapitenin Samir Ujkani skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, nëse do që të hedhë një tjetër hap.

“Sonte të mendojmë për suksesin e vogël të arritur dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë si gjithmonë se vetëm kështu mund të shkojmë përpara.”

Kosova në 6 ndeshje të zhvilluara Ligën e Kombeve nuk pësoi asnjë humbje dhe grumbulloi 14 pikë. Ky sukses e ngjit Kosovën në Ligën C.

Tv Klan