Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

E ngurtësuar situata në kosovë, kryesisht në aspektin financiar ku Kushneri në një intërvistë dhënë një së përditshme franceze vë alarmin. Sot fillimi i Shkurtit kam zero marka në buxhtin 2000 të Kosovës, pra nuk mund të paguaj funksionarët e paktë të domosdoshëm, të spitaleve, të arsimit, të sistemit gjyqësor, të energjisë elektrike, ka deklaruar Kushner. Kjo është tamam një braktisje, e cila nuk do ti leverdis askujt, ndoshta vetëm Millosheviçit, komenton përfaqësuesi i OKB-së. Në këtë gjendje Bernard Kushner shpjegon ai po vrapon nga Brukseli në Tokio me dorën të shtrirë, për të siguruar fonde. Po nisem menjëherë drejt Japonisë ku kryeministri më ka premtuar rreth 10 milion dollarë për buxhetin tim tha ai.

Mbasditen e sotme ish-presidenti kosovar Rugova ka dhënë përfundimisht tërheqjen e strukturave politike kosovare, të cilat nuk janë njohur ndonjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. Ritheksoj qëndrimin tim se të gjitha fondet e grumbulluara dhe të qeverisura nga strukturat paralele i takojnë popullit kosovar, përfundon deklarata e kryetarit të LDK-së. Në përkrahje të kësaj deklarate është shprehur sot dhe kryetari i parlamentit të kosovës, akademiku Idriz Ajeti./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori