Partitë nisin të shpallin kandidatët e tyre

Në vjeshtë të këtij viti mbahen zgjedhjet lokale në vend. Presidentja ka konsultuar partitë politike për datën e zgjedhjeve por ende nuk është zyrtarizuar saktë se kur do të mbahen ato. Megjithatë partitë politike kanë nisur të caktojnë kandidaturat për kryetar komunash.

Ajo që duket më aktivja në këtë proces është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pati humbur thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në shtator të këtij viti. Kjo parti ka caktuar Përparim Ramën arkitekt me renome botërore për kryetar të Prishtinës i cili nuk ishte pjesë e LDK-së.

Deri më tash dihet që kundërkandidat i tij është Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR-ja. Derisa dy partitë e tjera më të mëdha LVV e PDK ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryeqytetin.

Derisa PDK ka vendosur që kryetarët që udhëheqin me komuna në Kosovë të rikandidohen, por  ende nuk ka vendosur për kandidatët për komunat ku udhëheqin partitë tjera politike.

LVV-ja ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat, derisa AAK-ja kandidat për Podujevën e ka ish-zëvendës kryeministrin Besnik Tahirin ndërsa është duke shqyrtuar kandidaturat për komuna të tjera.

Tv Klan