Kosova mban zgjedhjet lokale



Kosova mban zgjedhjet lokale

15:35 17/10/2021

4 të arrestuar për blerje vote dhe pengim të procesit

Qendrat e votimit në 38 komuna të Kosovës janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit për të pritur votuesit për zgjedhjet e rregullta lokale. Procesi zgjedhor në përgjithësi ka vijuar i rregullt, në përjashtim të disa tentimeve për vjedhje votash apo pengim të procesit zgjedhor, por që menjëherë ka ndërhyrë policia dhe prokuroria për të arrestuar 4 persona për tentim të blerje të votave dhe një për pengim të procesit zgjedhor. Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka përcjellë nga afër edhe shefi i misionit të BE-së në Kosovë.

“Është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, dhe dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të luajnë rol aktiv në të ardhmen e Kosovës. Në të njëjtën kohë, dua t’iu bëjë thirrje të respektojnë masat anti-Covid”.

Qytetarët kanë mendime të ndryshe rreth asaj se çfarë presin nga këto zgjedhje.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetarë të Komunave.

Tv Klan








Të ngjashme