Kosova mbledh ndihma për Shqipërinë

Kosova mbledh ndihma për Shqipërinë

16:10 28/11/2019

Prishtina hap qendra pritjeje për të pastrehët

Qytetarët e Kosovës vijojnë të solidarizohen duke mbledhur ndihma për familjet e dëmtuara nga tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter që goditi të martën Shqipërinë. Të shumtë janë ata që u janë drejtuar pikave të grumbullimit të ngritura në qendër të Prishtinës për të kontribuar.

“Jemi duke lobuar, duke grumbulluar rroba, veshmbathje, ushqime, të holla për familjet atje në nevojë. Shqipëria e dha për ne gjatë luftës dhe ne po mundohemi që të përkrahim vëllezërit dhe motrat tona atje në Shqipëri”, thotë Enver Avdyli, drejtues i shoqatës Diaspora.

Disa pronarë biznesesh do të japin si kontribut të gjitha fitimet e mbledhura nga shitjet në ditët e festës kombëtare.

“Ne u dedikojmë në këtë datë, 28 Nëntor dhe 29 Nëntori, nga shitjet që do bëjmë, ato mjete financiare do t’ua dërgojmë në Shqipëri”.

Në Prishtinë kanë mbërritur edhe autobusët e parë me banorë nga Durrësi të mbetur të pastrehë nga shembjet e banesave.

“Dhe me shku në Durrës nuk kemi ku të banojmë. Jemi ndarë si familje. Dy çuna i kemi po në Durrës se janë me punë dhe nuk i japin leje për të ardhur. Një e ka marrë një autobus tjetër, nuk e dimë ku janë jemi shumë të shqetësuar. Faleminderit Kosovës që na ka ndihmuar”.

Ata do të strehohen në ish-kazermën ushtarake të trupave gjermane të KFOR-it në Prizren, ku kushtet e akomodimit, sipas drejtuesve lokalë janë optimale.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi