Kosova bëri mrekullinë duke fituar ndeshjen në fushën e Bullgarisë, në momentet e fundit. Goli i Rashanit në kohën shtesë vendosi suksesin 3–2 në Sofje. Triumfi bën që Kosova të renditet e treta në kuotën e 5 pikëve pas 3 ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.

Një ndeshje ku dardanët ishin zotërues, edhe pse në fushë kundërshtare. Fillimisht shënoi Rashica në në minutën e 14’. Bullgaria barazoi para se të mbyllej pjesa e parë dhe kaloi në avantazh në fillimin e së dytës. Lojtarët e Kosovës nuk u dorëzuan, duke shtuar presionin në portën kundërshtare.

Avantazhi i zgjati pak minuta, pasi në të 64’ Muriqi barazoi rezultatin. Festa e përfaqësueses së Kosovës shpërtheu në minutën e dytë shtesë. Elbasan Rashani, i cili hyri në fushë si zëvendësues realizoi golin e fitores. Kosova e çon në 14 serinë e ndeshjeve pa humbje.

Tv Klan