Dardanët sigurojnë qëndrimin në Divizionin C

Kosova siguroi qëndrimin në Divizionin C të Ligës së Kombeve edhe për edicionin e ardhshëm. Dardanët fituan me rezultatin 1 – 0 takimin e fundit me Moldavinë i zhvilluar të mërkurën në Prishtinë.

Goli i Lirim Kastratit në minutën e 31’ ishte vendimtar për të shmangur play-out. Dardanët e goditën edhe herë të tjera portën moldave, por pa mundur të realizojnë përsëri.

Një fitore për Kosovën pas 10 takimesh me humbje dhe barazime. Edhe në këtë takim trajneri Bernard Challandes nuk ishte në stol, pasi në kontrollin e radhës ishte përsëri pozitiv me Covid-19.

Kosova e mbylli sezonin në Ligën e Kombeve në vendin e tretë me 5 pikë, pasi arriti 1 fitore 2 barazime dhe 3 humbje./tvklan.al