Afati për Millosheviç mbaroi kurse NATO pret urdhërin për sulm ushtarak. NATO ka vendosur një tjetër afat për ndërhyrje, atë të 27 Shtatorit. Sërish perëndimi kërkon një zgjidhje paqësore.,ndërsa për vëzhguesit e OSBE pas nënshkrimit të marrëveshjes është ndezur drita jeshile për të inspektuar në Kosovë. Forcat e UÇK i përmbahen premtimit për mossulmim dhe pse sipas tyre forcat serbe nuk janë tërhequr nga territori i Kosovës. Në fshatrat e komunës së Rahovecit vazhdojnë të ndihen forcat serbe ku  dhe në fshatrat fqinje gjendja e banorëve rëndohet akoma më shumë. Në Podujevë janë shtuar forcat policore.

Pamje avion ushtarak të NATOs, forca ushtarake UÇK./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori