Këshilli i përhershëm i NATOs u mblodh sot për të analizuar pjesëmarrjen e aleancës në një mekanizëm verifikimi në Kosovë dhe për të vendosur se kur mund të shkojë në Beograd Sekretari i Përgjithshëm Havier Solana. Komandanti suprem i forcave aleate në Kosovë, Gjenerali Klarg do të shoqërojë Solanën në këtë mision. Po në mbedhjen e sotme u tha se 16 aleatet duhet të bien dakort në paraqitjen e një raporti për pjesëmarrjen e ardhshme të aleancës në një mekanizëm verifikimi në Kosovë. Ky mekanizëm do të përbëhet nga 2000 verifikues të OSBE. Qeveria serbe njoftoi dhe një paketë masash për Kosovën e cila do të përmbaje autonimi për Kosovën ,zgjedhje brenda 9 muajve, amnisti për të gjitha aktet e dhunës përvec krimit, një hetim ndërkombëtar të krimeve të luftës dhe formimin e një force policore që të pasqyrojë formimin etnik në rajon.

Pamje Havier Solana, ushtarë të NATOs, pamje Richard Hollbruk takimi me Millosheviç. Ibrahim Rugova, presidenti rus Boris Jelsin./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori