Kosova në heshtje elektorale

Kosova në heshtje elektorale

15:35 05/10/2019

Të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme

Kosova është gati për zgjedhjet e nesërme në Kosovë.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e nesërme.

Qendrat e votimit do të hapen në orën shtatë të mëngjesit të ditës së diel, ndërsa do të mbyllen në orën 19 pasdite.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur qysh në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material zgjedhor në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel do të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit.

Janë 1 milion e  937 868 persona me të drejtë vote, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1 801 800 fletëvotime, pra 136 068 fletëvotime më pak se votues.

Gjithashtu 110 ekipe mobile do të jenë gati për votuesit e ngujuar në shtëpi.

Votues të ngujuar në shtëpi janë 1 315, me lëvizje të kufizuar në institucione janë 1 470 për të cilat KQZ do të dërgojë ekipe mobile në ditën e zgjedhjeve.

KQZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar rreth 35 mijë vëzhgues.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipe Kosnnet nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi