Ka dështuar edhe përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Edhe në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën sërish nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova është në krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.
E kreu i LDK-së pret veprime nga partia e parë.
Por për deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha, partia e tij është treguar konstruktive.
Seanca pritet të vazhdojë të mërkurën.
Tv Klan