Mediat në Kosovë duke u bazuar në burime pranë presidencës bënë të ditur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 8 Shtator. Sipas burimeve të radio televizionit të Kosovës, presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 8 Shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë që nga dorëheqja e qeverisë.

Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen e tij si dhe konfirmoi largimin e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës. /ABC News Albania 24/7