Ka përfunduar me debate nënshkrimi i sotëm i dokumentit kushtetues në Kosovë. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Prishtinë, Thaçi, Rugova dhe Haradinaj kanë patur ide të ndryshme mbi kornizën kushtetuese. Unë nuk mund t’a nënshkruaj këtë dokument, pasi një dokument i nënshkruar së pari nga Koshtuninca nuk mund të nënshkruhet dhe nga unë, ka deklaruar Thaçi, i cili ka përsëritur faktin e referendumit si një kusht që duhej të përfshihej në dokumentin e plotë, megjithatë ai ka deklaruar se do të marrë pjesënë zgjedhje.

Ndërkohë dy krerët e tjerë politikë, Rugova dhe Haradinaj kanë qenë dakort për dokumentin kushtetues duke theksuar se dhe ata janë pro pavarësisë. Në kornizën ligjore, përcaktohet mirë pozita e shefit të UMNIK-ut i cili do të ketë kompetenca mbi presidentin e Kosovës i cili do të zgjidhet nga parlamenti dhe nga kryeministri. Gjithashtu do të jetë e drejta e tij për të larguar nga detyra presidentin apo për të shpërndarë parlamentin.

Dokumenti është nënshkruar dhe kështu i është dhënë drita jeshile përfaqësuesit të OSBE-së të nisin punën për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori